OVL-UÇK-ja mban mbledhjen e kryesisë, marrin pjesë Gucati dhe Haradinaj

28 dhjetor 2023 | 16:04

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbajtur të enjten mbledhjen e Kryesisë.

Në fotografinë që ka postuar ushtruese i detyrës së kryetari të kësaj organizate, Faton Klinaku, shihet se në këtë mbledhja kanë marrë pjese edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Mbledhja e Kryesisë së OVL-UÇK-së”, ka shkruar Klinaku në në “Facebook”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, para pak kohe janë liruar nga Gjykata Speciale.

Ata kanë qenë të dënuar nga kjo gjykatë për pengim të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e…