OVL-UÇK-ja në Drenas: Prokuroria nuk ka qëllim ta zbardhë të vërtetën për veteranët

17 shtator 2018 | 11:33

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas ka reaguar lidhur me publikimin e një liste me emrat e rremë të veteranëve, duke thënë se në këtë listë gjenden të dhëna shumë të pavërteta.

Kjo degë ka theksuar se në këtë listë gjenden shumë ushtarë meritorë që ishin pjesë aktive e luftës së UÇK-së.

Sipas kësaj dege, publikimi i emrave të tyre në lista me emra të rremë është fyerje dhe degraduese.

“Nga kjo listë ndihën të fyer dhe të degraduar të gjithë ata djem dhe vajza që nuk kursyen asgjë për t’i dal në ndihëm atdheut, e sot disa prej tyre figurojnë në këto lista si veteranë të rremë. Prokuroria dhe kushdo që i ka publikuar këto lista duhet sa më parë të bëje përmirësimin e këtyre gabimeve e jo të ndihemi të fyer pjesëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga kjo mënyrë e të funksionuarit na bind që as edhe prokuroria apo cili do prokuror nuk ka qëllim ta zbardhë të vërtetën, është shumë e habitshme se si ka mundësi që prokuroria të bëjë gabime të tilla”, është thënë në reagimin e Degës së OVL-UÇK-së në Drenas.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Nusret Pllana / Universiteti “Hasan Prishtina” Prishtinë (Në…