OVL-UÇK-ja në Pejë të hënën bën zbulimin e pllakave përkujtimore në tri fshatra
26 maj 2019
| 21:04
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë, ka njoftuar se të hënën do të zbulojë pllakat përkujtimore në fshatrat Baran, Vranoc e Kryshec të Komunës së Pejës.
Në këtë tubim përpos përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së do të jetë prezent edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky është orari për zbulimin e pllakave përkujtimore të hënën, 27 maj 2019:
16:30 Baran – zbulimi i Pllakës së Shtabit Lokal
16:50 Vranoc- zbulimi i Pllakës së Betejës së 29 majit
17:10 Kryshec – zbulimi i Pllakës së Betejës së 29 majit
OVL e UÇK-së fton të gjithë qytetarët e kësaj ane të nderojnë së bashku të kaluarën tonë të lavdishme.
Lavdi dëshmorëve të kombit.