OVL-UÇK-ja përkrah hetimin e listave për veteranët e UÇK-së

22 gusht 2018 | 16:38

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka diskutuar rreth çështjes së listave të veteranëve.

OVL -UÇK-ja ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të hetoj listat dhe ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund.

“I kundërshtojmë ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave tona të luftës e posaçërisht Kryekomandantit tonë Adem Jashari, dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetoj njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën. Për shpifje të këtij niveli. Ne si OVL UÇK do të ngritim padi”, është bërë me dije në komunikatën e OVL-UÇK-së.

Po ashtu, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të mos e bëjnë kurrsesi me kompetenca ekzekutive.

“Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkombëtarisht, kufij të fituar me luftë dhe gjakun e dëshmorëve. Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës, pra të kërkohet reciprocitet në të drejta. I bëjmë thirrje spektrit politik të Kosovës që të jenë unik për sa i përket marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”, është thënë në komunikatën e OVL-UÇK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…