OVL-UÇK-së: Janë shpeshtuar ftesat nga Gjykata Specialja

24 janar 2021 | 00:10

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja.

Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo gjykatë të cilën ata e cilësojnë si politike mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së.

“Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, sot gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte parashtruar më herët një kërkesë të veçantë për lirimin e Veselit, mirëpo që argumentet e prezentuara nga ai janë hedhur poshtë nga gjykata.

Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.

Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo lufta jonë çlirimtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Krasniqi nga D+ ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…