OVLUÇK-ja: Fetnete Ramosaj ishte e palëkundur në idenë shqiptare dhe në luftën për liri
05 prill 2019
| 18:48
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të shkrimtares, publicistes dhe bashkëluftëtares Fetnete Ramosaj.
“Ajo, gjithnjë ishte e palëkundur në idenë shqiptare dhe e palodhshme në luftën për liri e edukim brezash. U shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe miqve”, është thënë në telegramin ngushëllues të OVLUÇK-së.
/Epoka e re/