OVLUÇK-ja: Gjykata Speciale, e njëanshme

09 janar 2019 | 15:14

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën është diskutuar rreth Gjykatës Speciale.

“Kryesia e OVLUÇK-së ka ritheksuar Gjykata Speciale është një e padrejtë që i ka ardhur Kosovës, sepse është e njëanshme dhe nuk i gjykon krimet e shkaktuara nga Serbia pushtuese, si dhe marrë për bazë se shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është thënë në komunikatën për media të OVLUÇK-së.

Kryesia e OVLUÇK-së në këtë mbledhje ka theksuar se vazhdimisht kanë kërkuar që të krijohet gjykatë speciale vendore.

“Ne si OVL UÇK, kemi kërkuar vazhdimisht që të krijohet Gjykatë Speciale vendore, e cila do t’i ndiqte të gjitha krimet që janë shkaktuar në Kosovë, sepse përsëri e themi se nuk jemi kundër drejtësisë, por konsiderojmë se nuk po ndiqen krimet. OVLUÇK-ja do ta përcjell me vëmendje situatën dhe reagimet do t’i bëjë në përputhje me zhvillimet”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, dëshiron që ta transferojë mbrojtësin…