OVLUÇK-ja: Graham William Phillips, punon për interesat ruse

10 mars 2019 | 12:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka reaguar ndaj veprimeve të Graham William Phillips, duke thënë se luftën e UÇK-së nuk mund ta njollos askush.

Nëpërmjet një deklarate për medie OVLUÇK-ja ka thënë se i vetëshpalluri gazetar ushtarak britanik ka punuar dhe punon për interesat ruse.

“Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është e habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse. Të gjithë e dimë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.

 /Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë pas 12 ditësh sfidën…