OVLUÇK-ja: Historisë së Kosovës sot iu shtua edhe një datë e rëndësishme
Me rastin e votimit të tri projektligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për transformimin në ushtri nga ana e Kuvendit të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka vlerësuar se historisë së Kosovës sot iu shtua një datë e rëndësishme.
“Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë në luftërat për liri, si rezultat i gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve të kombit, gjymtyrëve të invalidëve dhe mundit të veteranëve të brezit të UÇK-së të prirë nga Komandanti legjendar Adem Jashari, historisë së Kosovës sot iu shtua një datë e rëndësishme, ajo e transformimit të FSK-së, përkatësisht e Ushtrisë së Kosovës. Me këtë rast, ndjehemi krenar dhe ju urojmë këtë ditë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar”, është thënë në urimin e OVLUÇK-së.
/Epoka e re/