OVLUÇK-ja ia feston ditëlindjen Haradinajt, kërkon nga Kurti ta sqarojë se kush janë kriminelët e Ballkanit

21 maj 2021 | 14:48

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj, feston sot ditëlindjen në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.

Por, OVLUÇK-ja ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta festojë në Prishtinë, raporton “EO”.

Për nder të tij është prerë edhe një tortë dhe është organizuar një festë në zyrtaret e kësaj organizate.

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta sqarojë deklaratën e tij dhënë në Bruksel se “vendet e Ballkanit duhet të çlirohen nga kriminelët e luftës.

“Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kriminel të luftës dhe kriminel të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen”, kishte deklaruar Kurti.

Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen në Hagë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj nuk…