OVLUÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.
Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat.
Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.
Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.
Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)