OVLUÇK-ja kërkon takim urgjent me Kurtin
16 mars 2022
| 17:02
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit në Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka treguar se kanë mbajtur takim me degët e OVLUÇK-së.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim u diskutua rreth çështjeve që e preokupojnë organizatën dhe veteranët e luftës, që disa prej tyre duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë.
“Për këtë u vendos që një grup nga kryesia e më gjerë të kërkoj takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Klinaku.