OVLUÇK-ja ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të kujtohet si njeri i ndershëm

17 mars 2025 | 11:48

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Haxhi Thaçi do te kujtohet si njeri mirë, i urtë, i ndershëm dhe i respektuar. Si baba i përkushtuar, qe rriti dhe edukoi fëmijë me vlera të larta, si ish presidentin Hashim Thaçi, i cili si drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera organizata në telegramin e ngushëllimit.

Lajmi për vdekjen e Haxhi Thaçit u bë i ditur të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër më 18 mars…