OVLUÇK-ja nuk i përjashton protestat
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizmit të protestave për shkak të numrit të madh të ftesave të Gjykatës Speciale për ish-ushtarët dhe eprorët e UÇK-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se për këtë çështje shumë shpejt do t’i mbledhin kryesinë dhe këshillin drejtues të OVLUÇK-së.
“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e protestave, por për këtë çështje vendimin do ta marrin kryesia dhe këshilli drejtues i OVLUÇK-së”, ka thënë Gucati.
Ai ka treguar se vetëm në javën e fundit mbi 40 ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë marrë ftesa për intervistim.
Gucati ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme mund të ketë edhe disa arrestime.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)