OVLUÇK-ja pranon prapë dosje të Speciales nga një i panjohur

16 shtator 2020 | 17:44

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka bërë me dije se kanë pranuar dosje të reja të Speciales, sërish nga një person i panjohur.

“Rrufeja” është nofka që Organizata e Veteranëve i ka vënë personit që i ka sjellë dosjet dhe ka ikur shpejt.

“Diku rreth orës 15:30 ai ka ikur si ‘Rrufeja’ dhe për pak sa nuk është kapur nga kolegët tanë. Dhe fati që nuk është kapur për ta ditur se kush është ai zotëriu. Atë që e kemi thënë edhe para disa kohe, Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës bashkëpunojnë me Serbinë me Gjykatën për Krime Lufte në Serbi”, ka thënë Gucati.

“Këto janë deklarata të dëshmitarëve por që nuk ka as emra dhe mbiemra. Janë deklarata të dhëna me shifra”, ka thënë ai.

Rreth një javë më parë, në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…