OVLUÇK-ja proteston sot përmes artit në mbrojtje të çlirimtarëve

12 qershor 2021 | 08:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë një protestë me anë të artit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas organizatorëve kjo protestë do të mbahet për shkak të fyerjeve që sipas tyre po bëhen ndaj UÇK-së si dhe është në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ky aktivitet do të fillojë nga orën 11:00.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

NJOFTIM

Të nderuar/a

Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.

Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.

Me shumë respekt,

Këshilli Organizues:
OVL e UÇK-së
Besart Gashi – Artist
Shkelzen Morina – Artist

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë…