OVLUÇK-ja: Qeveria mos të lëkundet nga presionet për heqjen e taksës

22 nëntor 2018 | 12:25

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka ftuar Qeverinë e Kosovës të mos lëkundet nga presionet për rritjen e taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Përmes një komunikate për medie, OVLUÇK-ja ka vlerësuar se kjo masë është e vonuar dhe Qeveria e Kosovës është dashur shumë më herët të merr masa të tilla, kur dihet se Serbia asnjëherë nuk po i respekton marrëveshjet me Kosovën dhe me politikën e saj agresive është duke e dëmtuar Kosovën edhe në planin ndërkombëtar.

“OVLUÇK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që mos të lëkundet nga presionet e mundshme për heqjen e taksës doganore dhe kërkon që me Shtetin e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës të zgjerohen masat duke aplikuar reciprocitet në të gjitha fushat. Veteranët e Kosovës do të jenë përkrah Qeverisë deri në fund, dhe kërkojnë nga i gjithë spektri politik që të mos e ngatërrojnë luftën për pushtet me interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe të jenë unik përballë politikës agresive të Serbisë, e cila po rrezikon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me veprime destruktive dhe politikën e saj agresive”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me…