OVLUÇK-ja thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie
07 shtator 2020
| 11:28
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie lidhur me Gjykatën Speciale.
Konferenca mbahet sot në orën 13:00, në zyrat e OVLUÇK-së.
Kujtojmë se sot ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka njoftuar se do të intervistohet nga Gjykata Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.