Owen: Capello shkatërroi karrierën time dhe futbollin anglez
Michael Owen e ka cilësuar Fabio Capellon pleh, ndërsa e ka akuzuar për shkatërrimin e karrierës së tij dhe të futbollit anglez në përgjithësi. Owen shënoi 222 gola me ekipet si Liverpooli, Real Madridi, Newcastle Unitedi dhe Manchester Unitedi, ndërsa shënoi 40 herë në 89 ndeshje për Anglinë.
Sidoqoftë, ish-fituesi i “Topit të Artë” luajti vetëm një herë për vendin e tij nën drejtimin e Capellos dhe u tërhoq në moshën 33 vjeç pasi dëmtimet e shtynë.
“Pasi erdhi si menaxher i ri, Fabio mendoi se duhej të ndryshonte diçka. Problemi doli të isha unë, Michael Owen. Ai jo vetëm se e shkurtoi një karrierë ndërkombëtare të fituar me vështirësi dhe absolutisht pa asnjë sqarim, por ai gjithashtu vazhdoi të ishte një nga menaxherët më pak efektivë të Anglisë ndonjëherë”, ka thënë Owen. “Ai ishte absolutisht një pleh. Sipas mendimit tim, Fabio Capello shkaktoi dëme katastrofike si në karrierën time, po ashtu edhe në futbollin anglez në përgjithësi dhe u pagua mjaft për ta bërë këtë”, ka deklaruar Owen.