Owen: Messi superior kundrejt CR7, ‘Topin e Artë’ e fiton Lewandowski

19 nëntor 2021 | 23:24

Michael Owen ishte vetëm 22 vjeç kur fitoi “Topin e Artë” në vitin 2001. Ish-sulmuesi i njohur anglez, është bërë pjesë e debatit se kush e meriton fitimin e këtij çmimi këtë vit.

Shumë pasiguri ka rreth fituesit, pasi disa lojtarë po garojnë mes tyre. Gjithsesi, Owen është i qartë dhe zgjedh Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të këtij viti.

“Ka shumë kandidatë këtë vit. Messi dhe Ronaldo kanë dominuar këtë sport prej 10 vitesh dhe e kanë fituar këtë çmim disa herë. Unë mendoj se Messi ndodhet në avantazh me CR7 këtë vit. Kjo për shkak të faktit që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën”. Më pas një koment për sulmuesin e Bayern Munchen.

“Unë mendoj se Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin e pandemisë. Sivjet ka shumë rivalë, Salah ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm edhe pse nuk fitoi trofe.

Është edhe Jorginho, i cili fitoi gjithçka me Chelsea dhe Italinë, por statistikat e Lewandowskit janë mbresëlënëse, kështu që unë zgjedh polakun si fitues”, përfundoi 41-vjeçari anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja 0-3 me Bolivinë ka qenë fatale për Oscar Tabarez,…