Oweni favorizon Brazilin
11 qershor 2018
| 13:56
Ish-sulmuesi i Anglisë, Michael Owen e ka favorizuar Brazilin për të fituar Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Franca ka ekip shumë të mirë, por unë jam skeptik për ta. Spanja dhe Gjermania gjithashtu janë të forta, por unë mendoj se Brazili është skuadra më e fortë e Botës. Unë mendoj se ata janë favoritët kryesorë, ky është parashikimi im”, ka thënë Owen.
/Epoka e re/