Oweni nuk e sheh Anglinë favorite në “Rusi 2018”
18 maj 2018
| 13:46
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Real Madridit dhe Kombëtares së Anglisë, Michael Owen nuk e sheh skuadrën e “Tre Luanëve” favorit për të fituar Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Nuk kam shumë besim te Anglia, por kam shpresë. Mendoj se nuk kemi një ekip të fortë si në vitet e kaluar dhe ende nuk e dimë se cili do të jetë portieri titullar. Garancia e vetme janë golat e Kane. Gjithsesi kemi pasur shumë dëmtime në mesfushë dhe kjo më shqetëson. Shorti na ka favorizuar në fazën me grupe dhe mendoj se do të shkojmë deri në çerekfinale, sepse nuk do të kemi kundërshtarë të fortë. Nuk besoj se mund të fitojmë ndaj Brazilit, Spanjës, Francës ose Gjermanisë”, ka thënë Owen, i cili në karrierën e tij ka regjistruar 89 ndeshje dhe ka shënuar 40 gola.