Oxhak i shkyemun
02 korrik 2019
| 11:38
Flamur Maloku
Nëpër ashtat e huej jem’ shkrí nga mënia e dashnisë
gjumin e kem’ ba copa-copa, para oxhakut t’shkyemun
ethet tona t’rânda kanë mbuluë kulmin e shpisë
e kalojmë ngucas njani-tjetrin, idhnuem prej dashnisë.