
Oyarzabal: Tregojmë forcën ndaj Gjermanisë
02 korrik 2024
| 16:10
Spanja do të sfidojë Gjermaninë, në ndeshjen që do luhet pas disa ditësh. Para këtij takimi të Evropianit, ka folur lojtari i iberikëve, Mikel Oyarzabal.
“Kemi punuar të gjithë së bashku dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk kemi nxjerr konkluzione nga humbja e vitit 2020 në Ligën e Kombeve, pasi nuk do të ishte mirë për ne. Ata janë një ekip i madh, por ne do luajmë pa presion”, ka thënë Oyarzabal.