Ozil do të paguajë rrogën e maskotës së Arsenalit
07 tetor 2020
| 12:10
Mesut Ozil ka shprehur dëshirën ta mbulojë pagën e njeriut që fshihet pas maskotës së famshme të Arsenalit, “Gunnersaurus”, i cili u largua nga puna pas 27 viteve në Arsenal.
Mesfushori më i famshëm i Arsenal, Mesut Ozil edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje në sezonin aktual, ka ofruar të paguajë rrogën e “Gunnersaurus” që ai të vijojë të zbukurojë stadiumin në ndeshjet e skuadrës në shtëpi.
“Jam trishtuar që Jerry Quy, maskota jonë e famshme e besnike Gunnersaurus është lënë në pension të detyruar pas 27 viteve. Në këtë situatë unë ofroj të rimbursoj rrogën e plotë të maskotës tonë gjelbëroshe, për sa kohë të jem lojtar i Arsenal, në mënyrë që Jerry të vazhdojë punën e tij që pëlqen aq shumë.”, ka shkruar Ozil në “Instagram”.