Ozil sfidon Gjermaninë: Do ta bëja prapë foton me Erdoganin

22 korrik 2018 | 15:13

Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil ka marrë mjaft kritika në lidhje me lojën e tij.

Por duket se këto kritika deri diku mund të jenë me vend por pastaj i kalojnë kufijtë e futbollit. Çështja bëhet politike, aty ku Ozili vendosi të bënte foto me presidentit e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i parë i futbollistit pas gjithë atyre kritikave.

Lojtari ka postuar në rrjete sociale një letër të gjatë ku thuhet se ai do ta bënte përsëri këtë veprim dhe madje ka thënë se nuk mund ta mohojë origjinën e tij.

Ozili pohon se të njëjtin veprim e bëri edhe Mbretëresha Elizabeta dhe Kryeministrja e Anglisë, Tereza Mej por nuk pati kaq diskutime. Ndërkohë në letër ai shkruan: “Unë kam dy zemra, njëra është gjermane dhe tjetra turke”, shkruan ai. Nëna e tij e ka mësuar që të tregojë gjithnjë respekt dhe të mos e harrojë kurrë nga vjen. “Nëse do refuzoja të takohesha me Erdoganin, do mohoja rrënjët e mia”.

Ozil

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe profesori i së…