Ozili: Ende nuk kam mbaruar, mos më krahasoni me Berkampin
Mesut Ozili është i vetëdijshëm për krahasimin e bërë me legjendën e Arsenalit, Dennis Berkmapit, mirëpo ka thënë se ende ka punë për ta marrë statusin si legjendë e klubit londinez.
Berkamp ka qenë pjesë e Arsenalit për nëntë vjet, nga viti 1995 deri më 2006, duke i shënuar 120 gola dhe duke i fituar tre tituj të Premierligës.
“Tifozët më kanë përkrahur gjithmonë që prej se kam ardhur këtu para pesë vjetëve dhe, për shkak të kësaj, unë e kam pasur mundësinë të luaj në pozitën time të preferuar. Gjithmonë dua ta kontrolloj ndeshjen, të ofroj asistime dhe ta ndihmoj skuadrën time. Më kanë thënë për shumë vite se kështu ka luajtur edhe Berkampi. Sigurisht kjo më bën të ndihem krenar dhe është një nder që krahasohem me një legjendë si ai, por nuk dua të krahasohem me dikë. Unë kam stilin tim dhe e kam pasur këtë stil që nga fëmijëria. Jam krenar me këto krahasime, mirëpo unë jam Mesut Ozili dhe ende nuk kam mbaruar”, ka thënë Ozili.