Ozili vazhdon me Arsenalin
31 janar 2018
| 14:13
Reprezentuesi i Gjermanisë, Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë të re për tri vite e gjysmë me Arsenalin.
Mesfushori do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të klubit me 350 mijë euro në javë, raporton “Bbc Sport”. Marrëveshja e finalizuar të mërkurën u jep fund spekulimeve rreth të ardhmes së Ozilit, i cili do të qëndroj deri në verën e vitit 2021 në “Emirates Stadium”. Ozil në Arsenal u transferua nga Real Madrid më 2013, për 42.4 milionë funte.