PA ALI AHMETIN NË QEVERI, NUK KA STABILITET NË MAQEDONI TË VERIUT

29 maj 2024 | 11:18

Ismet Sylejmani

Në kundërshtim me etikën a bashkëqeverisjes progresive dhe integruese, VMRO në vend se t’i ofrojë parteneritet bashkëqeverisës Frontit Europian të drejtuar nga ish Kryekomandanti i UÇK-së, e Lideri i madh kombetar Ali Ahmeti, ajo i kalon shqiptarët e koalicionit Fronti Europian që janë shumicë fituese, dhe del e i ofron krijim të Qeverisë, koalicionit tjetër shqiptar me pakicën shqiptare VLEN!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, pas krijimit të koalicionit VMRO-VLEN në Maqedoninë e Veriut, do të dijë, si edhe deri më tani, të ecë pa dështime dhe të jetë fitimtar, në të mirë të popullit, në të mirë të Atdheut e të Kombit shqiptar, sepse te Ai, shihet shpresa dhe kthesa, për fitore të reja dhe vazhdimsi të mëdha, përballë atyre që formalisht behen sikur na duan, por na e bëjnë varrin praktikisht!

Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, do të dëshmojë katërcipërisht, se bashkon dhe nuk përqan, se unifikon dhe nuk ndan, se është euroamerikan e është antirus, se është maksimalisht progresiv dhe kurrë jo regresiv!

Një gjë duhet të dihet se Maqedonia e Veriut,kurrë nuk do të jetë e lumtur, kurrë nuk do të jetë e qetë dhe dhe nuk do të jetë e barabartë, nëse Ali Ahmeti nuk do të jetë në Qeveri!

Pra pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e stabilitet në Maqedoni të Veriut!

Prishtinë, 29 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka rënë pre e…