Pa asnjë arsye! Conor McGregor humb kontrollin, godet me grusht dhe i thyen hundën këngëtarit të njohur italian
Ylli i arteve marciale, Conor McGregor, është akuzuar së fundmi për goditje dhe thyerje të hundës së një DJ të njohur italian. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur “pa asnjë arsye”, pasi ata kishin kaluar mbrëmjen duke “festuar së bashku në një klub nate në Romë”.
33-vjeçari ka udhëtuar në Itali me familjen e tij për pagëzimin e fëmijës më të vogël Rian në Vatikan. Ndërkohë gjatë një feste në mbrëmje McGregor ka sulmuar DJ dhe këngëtarin e njohur, Francesco Facchinetti, i cili po i bënte shoqëri, por mesa duket diçka ka shkuar keq mes tyre.
Gruaja e Facchinetti, Wilma Faissol, në një postim në “Instagram” ka treguar se si ndodhi ngjarja.
“Duhet të ishte një mbrëmje e bukur, ne ishim të ftuar në një hotel për të takuar Conor McGregor. Ai është në Itali për të pagëzuar djalin e tij, ne u argëtuam, biseduam me orë të tëra … Nga asgjë, ai e goditi me grusht në fytyrë Francescon. Nga asgjëja. Për fat truprojat ishin shumë afër, ai mund ta vriste. Francesco fluturoi përsëri, ra në një tryezë. Ai u rrokullis, ra në një karrige dhe pastaj në tokë”.
Gruaja më pas shtoi se luftëtari donte të vazhdonte sulmin, por u ndalua nga truprojat e tij të cilët e mbështetën në mur. Menjëherë pas kësaj, Francesco Facchinetti postoi gjithashtu një video në profilin e tij në “Instagram” ku u shpreh:
“Unë u sulmova nga Conor McGregor. Ai më gjuajti pa asnjë arsye: mund ta hidhte mbi gruan time që ishte atje me mua, miqtë e mi ose miqtë e mi të tjerë që ishin atje. Zgjodha ta publikoj sepse fakti që jam është një mrekulli. Duart e tij janë armë, ai është i dhunshëm dhe i rrerzikshëm”. Facchinetti tha gjithashtu se ka në plan të ngrejë një padi ndaj McGregor.