Pa fëmijë dhe telefona në dasmë, të ftuarit e cilësojnë “nusja më e rreptë”: E hoqa shoqen nga lista e të ftuarve… (FOTO)
Një nuse ka vënë disa kushte për ditën e saj të madhe, ku sigurisht shumë të ftuar nuk i kanë pëlqyer. Jennifer Wilkinson nuk e pati aspak problem se me një të mbyllur telefonin një shoqeje të ngushtë, t’ia hiqte emrin e saj më pas nga lista e të ftuarve në dasmë.
Shoqja në fjalë i kishte kërkuar që të merrte me vete fëmijën e saj në dasmë, por rregulli i Jennifer-it ishte i rreptë dhe nuk lejohej një gjë e tillë.
Përveç fëmijëve, të ndaluar në ditën e saj të madhe ishin edhe telefonat dhe përdorimi i rrjeteve sociale. Rregullat e pamëshirshme të Wilkinson ishin si për shoqërueset e saj ashtu edhe të ftuarit. Këta të fundit ishin urdhëruar gjithashtu që të fshinin fotot e pakëndshme.
Si pasojë, Jennifer u cilësua nga disa si “nuse e keqe”. Por 30-vjeçarja nga Peterborough, nuk e ka aspak problem dhe me krenari shprehet se “nuk ka asgjë të keqe të jesh një perfeksioniste”.
“Duhet të jesh e pamëshirshme, e rreptë dhe e ashpër të arritur ditën e përsosur. Ishte dita ime dhe unë do të isha në qendër të vëmendjes pavarësisht se çfarë. Nëse njerëzit nuk ju shikojnë, cili është qëllimi?
Dërgova mbi tre mijë e-mail, shpenzova 10,000 paund dhe hoqa nga lista dhjetëra të ftuar që nuk kthyen përgjigje në kohë dhe kërkuan të vinin me fëmijë. Kisha disa debate me miqtë dhe mosmarrëveshje familjare. Në kohën kur të gjithë arritën në kishë ata kishin pak frikë nga unë”, ka treguar ajo për “The Sun”.
30-vjeçarja ka shtuar se kjo funksionoi pasi gjithçka shkoi në mënyrë perfekte.
“Ishte dasma e ëndrrave të mia”, ka thënë Jennifer, e cila u takua fillimisht me bashkëshortin Christopher, tani 32 vjeç, në shkollë, por ata humbën kontaktin përpara se të rilidheshin në një bar në tetor të vitit 2015.
Në nëntor të 2017-s ai i propozoi dhe fejesa e tyre kishte përfunduar në katastrofë, aspak ashtu siç Jennifer e kishte planifikuar.