Pa filluar fundjava, qytetarët e Kosovës nisën për në Shqipëri
30 prill 2021
| 14:28
Temperaturat e larta dhe festa e 1 Majit, kanë bërë që shqiptarët e Kosovës të nisen drejt bregdetit shqiptar.
Fundjava ka sjell një fluks të madh të qytetarëve të Kosovës në pikën kufitare të Morinës.
Dalja nga pika kufitare në Morinë (Vërmicë) sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufirit zgjat 15-20 minuta, teksa kolona të veturave ka në një gjatësi deri në 70 metra.
Vetëm deri në mesditën e së premtes mbi 5 600 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë.
Ndër të tjera mësohet se përveç qytetarëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, ka dhe shumë të tjerë të cilët vijnë për arsye pune.