“Pa gjak nuk rrëzohet regjimi”, Haradinaj citon Kurtin teksa tregon pse u prish VLAN-i
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se ka qenë Haradinaj ai i cili e ka prishur koalicionin VLAN.
Sipas versionit të Haradinajt, koalicioni VLAN është prishur për shkak se Kurti ka kërkuar që nga protesta të hyhej brenda objektit të qeverisë, të merrej qeveria e të rrëzohej pushteti.
Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti asokohe i ka thënë se “pa gjak nuk rrëzohet regjimi”.
“Pse jemi nda me LV-në. Jemi nda sepse kemi ardhur një ditë në protesta kur është propozuar me hyrë në qeveri dhe me marrë qeverinë, objektin e qeverisë, z.Kurti. Ka dëshmitarë të gjallë. E kam pyetur se çfarë do të bëjnë policia e jonë, e Kosovës. Ata gjuajnë, këta gjuajnë. Pa gjak tha nuk rrëzohet regjimi. Për mos me derdh gjak për një regjim jemi nda. Kaq e thjeshtë është”, ka thënë ai.
“Mu kanë lodhë mashqit”, Kurti kujton çfarë i tha Haradinaj kur u prish VLAN-i