Pa karburant, jahti shëtit nëpër botë me energji diellore
SolarImpact, është jahti elektrik i cili lundron në saj të energjisë elektrike dhe pa u ndalur që të furnizohet me karburant. Jahti është më i gjatë se një balenë blu dhe në krye të tij është me panele diellore. Me të mund të udhëtojnë 10 persona me katër dhoma dyshe dhe një super suitë si dhe ambiente për strehimin e një ekuipazhi të vogël.
Kompania Zurich SolarImpact Yacht AG pretendon se përdorimi i paneleve diellore ul një sasi të konsiderueshme të zhurmës së gjeneruar nga motorët tradicionalë, transmeton shekulli.
I përbërë me një bateri me 800këh në bord, jahti të siguron 10 orë lundrim, të cilat mund të zgjaten duke mbushur baterinë nga dielli gjatë udhëtimit. Prej 24 metrash gjatësi, ka 300 metra katrorë panele diellore në çatinë e tij i cili është i pajisur me inteligjencë artificiale.