Pa konkurs publik, Shefik Gërbovci ia ndreq punën vetës për drejtor të BKS-së
14 qershor 2024
| 21:34
Ani ishte në këtë pozitë si ushtrues detyre dhe zgjedhja e drejtorit ekzekutiv është dashur që të bëhet përmes një konkursi publik.
Mirëpo siç merr vesh Gazeta Insajderi, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Gërbovci është emëruar në pozitën e drejtorit pa pasur fare konkurs publik, duke ia rregulluar vetës pozicionin për ta udhëhequr me kompetenca të plota BKS-në.
Për pozicione të tilla, ligji parasheh që domosdoshmërisht të ketë konkurs publik, ku secila palë e interesuar të mund të konkurojë.
Gazeta Insajderi do të provojë sërish që të komunikojë me Shefik Gërbovcin, për të marrur një përgjigje nga ana e tij.