Pa LDK-në nuk qeveriset dhe as nuk fuqizohet Kosova

20 janar 2025 | 08:33

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se beson që kjo parti do të jetë fituese e votës së diasporës, raporton Ekonomia Online.

Ai për Ekonomia Online thekson se ndërkohë edhe në çdo qytet të Kosovës paralelisht ka shumë takime që dëshmojnë  se LDK-ja e ka nisur për mbarë fushatën.

“Kemi një fushatë shumë dinamike dhe me disponim të jashtëzakonshme me LDK-në. Jemi shumë të lumtur sesi po na presin qytetarët. Në çdo qytet të Kosovës paralelisht ka me dhjetëra takime, prandaj jemi të kënaqur me fillimin e fushatës. Është duke u rritur volumi dhe disponimi dhe presim një rezultat të jashtëzakonshëm të kësaj fushate”, tha Zogaj.

Sipas Zogajt pa LDK-në nuk qeveriset dhe as nuk fuqizohet Kosova.

“Ne presim që LDK-ja do të jetë befasi e jashtëzakonshme e këtyre zgjedhjeve, në vendin ku LDK e ka pasur gjithmonë e që është fituese e zgjedhjeve e që është qeverisëse e shtetit. Pa LDK-në nuk qeveriset, nuk fuqizohet Kosova këtë po e shohim edhe te njerëzit kjo po del edhe si rezultat i fushatës”, tha ai.

Ai beson se si parti do të jenë fitues të votës së diasporës.

“Diaspora ishte një befasi e jashtëzakonshme pasi kemi punuar me diasporës shumë javëve të fundit. Kemi një numër të madh të regjistrimit të diasporës të cilët janë simpatizues dhe votues të LDK. Përderisa në vitin 2021 kemi pasur 4500 vota nga diasporë, tani presim dhjetëfishin e asaj. Besoj shumë se do të jemi fitues të asaj vote të diasporës”, tha Zogaj për Ekonomia Online.

Ai tha se do të përkushtohet e projektet e mëdha infrastrukturore dhe te financat.

“Unë jam ekonomist me profesion, jam doktor i ekonomisë, andaj ekonomia do të jetë fokusi ynë kryesor, por do të fokusohem edhe të pjesa e infrastrukturës. Për arsye se edhe përvoja si nënkryetar në kryeqytet për këto tri vite, por edhe shkollimi im më bëjnë të përshtatshëm  të përkushtohem te projektet e mëdha infrastrukturore dhe te financat”, tha ai.

Por, nënkryetari aktual i Prishtinës, Zogaj është madje i bindur se do ta përmbysin rezultatin me 9 shkurt.

“Ne jemi të bindur dhe këtë po e shohim, jemi bindur që do ta përmbysim rezultatin dhe do t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili në një mesazh…