Pa lojtarët kryesorë Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

19 nëntor 2023 | 08:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përfundoi barazim.

Kjo ndeshje i siguroi Zvicrës kualifikimin në EURO 2024, ndërsa për Kosovën kjo ëndërr mbaroi.

Kurti ka thënë se pa lojtarët kryesorë, Kosova mbrëmë gjeti mënyrën për të na gëzuar.

Ai i falënderoi djemtë e kombëtares për emocionet, derisa shtoi se përvojën e këtyre kualifikimeve duhet të vihet në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Klinikën e Neurologjisë në QKUK ka ndërruar jetë…