Pa luftën e UÇK-së nuk do ta kishim ndërhyrjen ushtarake të NATO-s

24 mars 2025 | 08:36

Profesori, publicisti dhe botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, sot, me rastin e 24-vjetorit të sulmeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, e njohur gjerësisht si NATO, kundër objektivave ushtarake dhe policore jugosllave në territorin e Kosovës, ka thënë se pa intervenimin ushtarak amerikan (NATO) nuk do të çliroheshim as bëheshim shtet, por pa krijimin, shfaqjen dhe luftën e UÇK-së nuk do të kishim ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.

Shkrimi i tij i plotë i publikuar në llogarinë personale në “Facebook”:

“Për mua, fitorja u sigurua më 24 mars 1999 me raketën e parë mbi forcat serbe. Çlirimi ishte vetëm çështje vonese pastaj.

Dy fakte nuk mund t’i luajë as dita e kiametit:

1. Pa intervenimin ushtarak amerikan (NATO) nuk do të çliroheshim as bëheshim shtet, madje edhe po të ishim nën sundimin e një demokracie si Spanja apo Franca, e lëre më nën Serbinë.

Por,

Dhe POR,

2. Pa krijimin, shfaqjen dhe luftën e UÇK-së nuk do ta kishim ndërhyrjen ushtarake të NATO-s. Vetëm kopalla do të kishim.

Nderime supreme për çdo luftëtar të dritës, për dëshmorët, për strategët e lirisë në Hagë,

Dhe mirënjohje e përjetshme për popullin amerikan e britanik, për gjithkënd që na ndihmoi në ditët e vështira!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bill Emmott Ka pak dyshime se në vitin 2014, Vladimir…