Pa make-up dhe me veshje të thjeshtë, Georgina Rodriguez fotografohet duke bërë “shopping” (FOTO)
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është fotografuar të mërkurën teksa shëtiste nëpër dyqanet në Cheshire
Modelja e famshme dukej mjaft elegante me veshjen e saj. Ajo kishte veshur një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, ndërkohë e kishte kombinuar me një palë streçe ngjyrë gri dhe golf të bardhë.
Bukuroshja brunne i kishte kapur flokët gërshet dhe kishte vendosur një kapele. Pa asnjë pikë makijazh në fytyrë, modelja e kombinoi look-un me disa vathë floriri.
Ndërkohë Georgina është nënë e vajzave Alana Martina dhe Bella si dhe është njerka e tre fëmijëve të Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.
Kujtojmë se Georgina Rodriguez është shprehur gjatë dokumentarit të saj në Netflix se humbja e djalit në prill ishte ‘momenti më i keq i jetës së saj’.
Modelja priste dy fëmijë binjakë me partnerin e saj futbollist dhe në prill ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.
28-vjeçarja tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte para, por vetëm dashuria dhe mbështetja e familjes së saj bëri që ajo ta kapërcente ketë fatkeqësi.