Pa makijazh në fytyrë dhe e zhveshur, këngëtarja e famshme guxon me videon në “Instagram”

08 korrik 2021 | 14:48

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, di në çdo moment se si të marrë gjithë vëmendjen e publikut.

Me deklaratat e ndryshme apo me veshjet e guximshme dhe ekstravagante, 35-vjeçarja kthehet menjëherë në kryefjalën e mediave rozë.

Së fundmi, këngëtarja e famshme ka realizuar një video nga oborri i shtëpisë së saj. Lady shfaqet me flokët që ia merrte era dhe mbulonte gjoksin me duar. Ndërkohë krahas kësaj video, ajo uron që “zemra të të shkëlqejë si dielli”.

Në videon në fjalë, Gaga shfaqet gjithashtu edhe pa pikë makijazhi në fytyrë, detaj që u ka pëlqyer shumë fansave të saj, të cilët e kanë komplimentuar.

Pa makijazh në fytyrë dhe e zhveshur, këngëtarja e famshme

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme është mbajtur një mbledhje me përfaqësuesit e…