Pa ndonjë rezultat përfundon debati parlamentar për pandeminë
14 korrik 2020
| 14:15
Ka përfunduar debati parlamentar në lidhje me pandeminë Covid-19. Ky debat parlamentar ka përfunduar pa asnjë rezultat për shkak të mungesës se kuorumit.
Gjatë debatit dyditor, Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kanë propozuar nga një rezolutë në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Kujtojmë se gjatë debatit parlamentar për pandeminë janë zhvilluar debate të “nxehta” në mes të deputetëve të opozitës me kabinetin qeveritar, konkretisht me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj është akuzuar nga deputetët e opozitës për dështim të menaxhimit të pandemisë.