“A i pa ndonjëri kampionët tanë të botës?”, ironia e gjermanëve me Kombëtaren
18 qershor 2018
| 15:20
Humbja e Gjermanisë kundër Meksikës në ditën e djeshme ka shkaktuar polemika të mëdha në ambientin sportiv gjerman, teksa është ngritur një alarm i madh për vazhdimësinë e kësaj Kombëtare.
Një humbje në takimin e parë të Botërorit, Gjermanisë nuk i ndodhte që prej vitit 1982. Por përtej rezultatit negativ, ajo që ka zhgënjyer në grupin e drejtuar nga Lëv, është padyshim loja e futbollistëve gjerman.
Vetë mediet sportive kanë komentuar me ironi prezantimin e Kombëtares së tyre në Botëror, teksa “Bild” ka shkruar: “A i pa ndonjëri kampionët tanë të botës? Ata nuk ishin fushën e lojës gjatë ditës së djeshme”./lexo.al/