Olimpiada mund të shtyhet edhe për një vit

14 prill 2020 | 18:33

Prej më shumë se një muaji sporti në të gjithë botën ka rënë pre e koronavirus, pasi aktivitetet sportive janë ndalur thuajse në të gjithë botën. Shumë evente sportive janë anuluar përfundimisht, ndërsa disa janë shtyrë për një datë të dytë, por shanset që ato të zhvillohen janë të pakta.

Një event i tillë i shtyrë është Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohen në verën e vitit 2021. Në një intervistë për TMZ, Toshiro Muto, presidenti i komitetit organizativ të Olimpiadës, u shpreh se edhe pas një viti ky event madh sportiv është në dyshim.

“Asnjë nuk është në gjendje të tregojë se sa do të zgjasë kjo situatë. Problemi është se askush nuk e di se si do ta kontrollojmë këtë virus deri verën e ardhshme. Ne e shtymë 1 vit Olimpiadën dhe do të përgatitemi për të qenë gati. Shpresojmë që edhe bota të kalojë këtë krizë e të na ndihmojë”, ka thënë Muto.

“Mendoj se mjekët anembanë botës duhet të bashkojnë forcat e jo të punojë secili për hesapin e tij. Nëse nuk do të kemi një vaksinë ndaj koronavirus, Olimpiada është në dyshim edhe pas një viti, pasi kjo situatë mund të përsëritet”, ka deklaruar Muto. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi dhjetë punonjës civilë në Bondsteel, vetëm të komunës së…