Pa opozitën, Kuvendi i Maqedonisë zgjedh kryeprokurorin
25 dhjetor 2017
| 17:33
Kuvendi i Maqedonisë ka zgjedhur Lubomir Joveskin kryeprokuror të ri. Zgjedhja e tij ka kaluar me një votim të ngushtë, pasi shumica për tre orë nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme, aq edhe sa kanë votuar për propozimin e Qeverisë.
Opozita e drejtuar nga VMRO-ja nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa nuk kanë marrë pjesë as deputetët e Lëvizjes Besa, partisë opozitare shqiptare.
Kryeprokurori i ri, Lubomir Joveski, ka thënë se do të angazhohet për rikthimin e dinjitetit të gjyqësorit në vend, apo ngritjen e profesionalizmit dhe largimin e ndikimeve politike.