Pa pëlqimin e Kongresit, Grenelli nis ndryshimin e agjencive të inteligjencës

09 maj 2020 | 09:31

Drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i ka prezantuar ndryshimet që i ka bërë në agjencinë e vet.

Grenelli, i cili pritet të zëvendësohet gjatë muajve të ardhshëm nga një kandidat me kompetenca të plota, ka vlerësuar se ndryshimet erdhën si rezultat i një rishikimi të gjatë që, sipas tij, do ta mundësojnë përdorimin më efikas të fondeve dhe do ta forcojnë mbështetjen e inteligjencës për Pentagonin.

Si besnik i presidentit Donald Trump, ai ka vazhduar riorganizimin e agjencive të inteligjencës pavarësisht se ka refuzuar në muajin e kaluar që të japë hollësi të ndryshimeve të planifikuara për Adam Schiff, kryetarin demokrat të Dhomës së Komitetit të Inteligjencës.

Schiff ka vlerësuar se do të ishte e papërshtatshme që një ushtrues i detyrës së mbikëqyrësit të 17 agjencive të bëjë ndryshime në lidership, staf apo burokraci, shkruan Reuters.

Një zyrtar i Komitetit të Inteligjencës të Senatit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kryetari republikan, Richard Burr, dhe nënkryetari i tij demokrat, Mark Warner, i kanë dërguar Richard Grenellit një letër më 19 mars, ku i kanë kërkuar që të mos procedojë riorganizimet pa u këshilluar me Kongresin. Në njoftimin e tij, Grenelli ka thënë se Drejtoria e Partneriteteve të Sigurisë Kombëtare do të shpërbëhet dhe funksionet e saj do të barten nëpër zyra të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 9 Maji - Dita e Evropës. Deklarata e…