Pa pije, pa pemë dhe pa sallatë: Ky është ushqimi që iu servua sot ushtarëve në kazermën në Pomozotin
07 tetor 2024
| 11:36
Ushtarët e Kosovës po vazhdojnë të kenë shqetësime për ushqimin.
Nacionale ka siguruar disa fotografi nga shujta që sot u është shërbyer ushtarëve brenda kazermës në Pomozotin.
Disa ushtarë në kushte anonimiteti i kanë thënë mediumit në fjalë se gjendja me ushqimin nuk është e mirë.
“Nuk ka as pemë, as sallatë as pije”, ka thënë një burim në kushte anonimiteti.
Ushtarët kanë dërguar fotografi se si kanë qenë ushqimet më herët, dhe si janë sot, e që sipas tyre, dallimi është i madh.
Fotografia: Më herët
Fotografia: Sot