Pa pranu Serbia që ka bërë krime, s’duhet të ulemi në tavolinë me të
13 shkurt 2022
| 08:43
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se qeveria nuk duhet të zhvillojë bisedime me palën serbe derisa kjo e fundit t’i pranojë krimet që ka bërë.
“Derisa Serbia nuk e pranon se ka bërë gjëra shumë të këqija, nuk duhet me u ulë në tavolinë me ata”, tha Balje në Oxygen.
“Nuk kemi bërë asgjë për njerëzit e zhdukur”, shtoi deputetja.
Tutje Balje u shpreh e sigurt se secili boshnjakë në Bosnje e ka pranuar Kosovën si shtet në zemër.