Pa rrymë në disa vende për shkak të erërave të forta, KEDS-i: Kërkojmë mirëkuptim

05 shkurt 2023 | 13:25

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që kanë filluar dje në disa rajone të Kosovës dhe kanë vazhduar edhe sot (e diel), janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.

KEDS-i ka njoftuar se ka shtuar ekipet në terren, në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse gjykojmë nga disponimi i Aleksandër Vuçiqit në Kuvendin e…