PA SHQIPTARËT, MAQEDONASIT I GËLLTISIN SERBËT, BULLGARËT DHE GREKËT

17 gusht 2024 | 14:52

Ali AHMETI

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Të dashur bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës dhe familje të dëshmorëvë,

Sot është ditë e rëndësishme për ne dhe për të gjithë komunitetet e vogla që jetojnë në hapësirat e veta këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Unë do të doja me këtë rast që ti kthehem pak së kaluarës, historisë së dhimbshme tonë, që me vendosjen e regjimit ushtarako policor në vitin 1945, por edhe të ndërtimit të perandorive të paqëndrueshme dhe artificiale që krijoi Konferenca e Versajës, dy shtete, Jugosllavinë dhe Irakun, që të dy nuk ekzistojnë.

Unë kam patur rast të takoj, politikbërës të tashëm dhe të kaluar të këtij vendi, dhe kam dashur që ti hyj në thelb çështjeve për trajtim. Pse, ndodhët luftërat?
Pse u shpërbë Jugosllavia?
Dhe pse erdhi deri në prag deri në shpërbërje edhe Republika e Maqedonisë së atëhershme?
Këto zhvillime kanë qenë tepër, tepër delikate.
Jugosllavia u shpërbë sepse Millosheviçi luftonte aty ku është një sërb, është tokë sërbe, mbase kërkonte të dominojë, sundojë, tërë Jugosllavinë e atëhershme, dhe luftërat nga analistë të huaj sidomos ato austriakë dhe gjermanë, parashihnin që lufta dhe shpërbërja e Jugosllavisë të fillojë nga Maqedonia.
Aktorët e atëhershëm nuk  mbllodhën mend dhe nuk analizonin se ç’analiza bënin nga jashtë. Me fillimin e shpërbërjes së Jugollsavisë, dhe fillimin e luftërave, këtu u ndryshua kushteta, ashtu siç e theksoi z. Sela. Kushtetuta e vitiit 1974, që ishte jashtëzakonisht e përparuar në letër, por e pazbatuar në praktikë, që shqipëtart dhe komunitet tjera ishin element shtetëformues të këtij vendi.
Si vazalë të rekrutuar, për fat të keq, përfaqësues të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, që ishin rritë-ushqyer në Beograd, nxorën shpatat me kërkesat e drejta të shqiptarëve, për ti mbytyr me gjak. Shqiptarët kërkuan universitet, nuk kërkuan pushkë, topa e tanksa; kërkuan fletore, libra e lapsa.
Çka ndodhi?; i mbytën, i vranë, i burgosën dhe shqiptarët s’kishin ç’bënin më shumë, përveçse të organizoheshin paralelisht, për të rezistuar dhe për të mbajtur gjallë arsimin e tyre.
Shqiptarët kërkonin drejtësi e barazi mbi privatizimin e ndërmarjeve të shtetit, çka ndodhi? të gjithë të interesuarit shqiptarë u përjashtuan, pa dallim, nga Struga deri në Kumanovë, asnjë shiptarë nuk morri pjesë në këtë proçes privatizimit.
Edhe këtë e kam konfirmuar nga funksionarë të lartë, që ishin marrë aso kohe, dhe të shtyer në moshë u rrëfyen përpara meje që kanë bërë moza më keq, me punën e tyre gjatë qevereisje, sepse çdo mbledhje e këshillit-bordit drejteus të privatizimit dhe të qeverisë, pika e parë e rendit të ditës ka qenë, si të përjashtohen shqiptarët nga privatizimi.
Duke patur përvojën e argatllëkut, dhe hyzmeqarëve që kishin qenë të Beogradit, kishin përvojë dhe kanë akoma përvojë, për të rekrutuar hyzmeqarë, por, me hyzmeqarë nuk bëhët paqja, stabiliteti, siguria dhe ardhëmëria, se hyzmeqari punon si i thotë agai, dhe agai në këtë rast nuk i kthehet të kaluarës dhe të shoh se si ndodhi gjithë ai det gjak që u derdh në  255.804 km2, që quheshte Jugosllavi dhe që sot nuk ekziston më.
Për shkak të gabimeve që përpiqeshin struktura të atëhershme përmes vazalëve të drejtojnë, përmes hyzmeqarëve, më mirë që populli ta kuptojë çka është vazal.

Përmes, padrejtësive ndaj kombeve të tjera, përmes represialeve, burgosjeve të kombeve në veçanti të shqiparëve në ish Jugosllavi.
Për fat të keq sot lexoj ca deklarata, e prononcime mbi Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.
Ata që i bëjnë këto komente, as vrima e kavallit, të fundit, nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë.
Të gjithë duhet që të reflektonë, ku cënohet legjitimiteti, ku bëhet angazhim për të majorizuar dhe për të poshtëru shqiptarët dhe komunitetet tjera në këtë vend duhet të mendojnë mirë, sepse ne nuk kemi nevojë të na përsëritet e kaluara.
Unë i ceka bisedat që kam pas me autoritete të larta këtu, kur shqiptarët kanë kërkuar drejtësi e barazi, kanë kërkuar arsim e simbole kombëtare, vet ma kanë thënë atë, funksionarë të lartë, ne dëgjuam këshilltarët; jemi të fortë ne maqedonët, vrisni!, burgosni!, se vetëm kështu mbushen mend shqiptarët, bile shiftari. Vëllezër, motra, le të dëgjojnë nga ky përkujtim ata të cilët mendojnë që ne shqiptarëve të na ndajnë në allbanci të mirë, dhe shqiptarët e këqij, se ne të Frontit jemi shqiptarët e këqinjë, që kërkojmë drejtësi.
Ne, puthadorë dhe argatë të kërkujt nuk bëhemi, pavarësisht se dikush mendon që është aga në këtë vend, dhe se i ka hyzmeqarët, ky vend ecën përpara në marrëdhënie të mira ndëretnike, në rradhë të parë në mes dy komunitetetve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonëve. Maqedonasit si komb mund të përparojnë duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe, i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët, dhe këtë që ua them unë këtu, ua kamë thënë të gjithë përfaqësuesëve politik të komunitet maqedonas.
Vetëm me ne, duke bashkëpunuar, duke bashkëjetuar, mund ta ruajnë, historinë, identitetin e tyre kombëtar, përndryshe janë të destinuar që të mos ekzistojnë fare.

Kështu që le të jetë ky përkujtimm i 23 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila ka meritë të veçantë që ky shtet nuk u nda; nuk u nda, sepse nuk pranoi Ushtria Çlirimtare Kombëtare, por pranoi barazi të plotë midis dy komuniteteve dhe komuniteteve të vogla, në hapësirat ku jetojnë.
Prandaj, ne e mbrojmë, luftojmë që kjo marrëveshje as të mos cënohet as të mos rrezikohet sepse është shpëtim edhe për shqitparët edhe për maqedonasit, si dy komunitete më të mëdha.
Pronësinë të cilën e kanë menduar në vitet e 90-të, le ta harrojnë, sepse pronarë jemi bashkë dhe bashkë i dalim zot edhe të mirës edhe të keqes.
Por, në këtë situatë, se çfarë zhvillimesh dramatike e të rrezikshme ka në Europë, jo larg nesh, vërtetë, që të gjithë duhet të mendojmë, të gjithë duhet të mendojmë, Europa është në flakë e në luftë, Ukraina 30 km ka hyrë në teritorin e Rusisë, nuk ka hy se do të marrë teritor të Rusisë, por ka hyrë se i rrezikohet të qenurit Ukrainë.
Në Lindjen e mesme, po digjet Irani; Rusia, Korea e veriut janë në aleancë, për të mposhtë të gjtihë popujt që duan sovranitet e integritetin e vetë, andaj ne nuk kemi komoditetin këtu që të bëjmë politika dhe të anashkalojmë legjitimitetin dhe vullnetin e pjesës dërmuese të shumicës së shqiptarëve në këto hapësirë, nuk e dij çka i gjeti, ku shkelën këto të VLEN-it që bënë këtë gabim trashanik, të shkelin mbi vullnetin dhe legjitimitetin e popullit të vetë.
Historia nuk harron, siç thoshte Dritëro Agolli, historia kockë e vështirë, nuk krenohet me banditë zemërmirë, prandaj le të reflektojnë, le të reflektojnë, ne Fronti nuk do të ndalemi në mbrojtje të legjitimitetin deri në trajtim e sanksionim të fortë, ligjërisht, duke patur diskutime dhe konsulta, me profesionistë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, që kanë të bëjnë edhe me vetë hartimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Vëllezër e motra, ky moment le të na shërbejë për mobilizim, për mos dëshpërim sepse ne jemi fitimtarët, ne jemi fituesit, sepse jemi me të drejtën, jemi me drejtësinë, kurrë popullit pas shpine nuk i kemi punuar, kurrë.
Dhe hak të huaj, kujt si kemi.
Prandaj, pa asnjë hezitim, vazhdojmë punën, se ditët janë të përkohshme.
E ardhmja ju takon Juve, që për 23 vjet keni qenë dalzotës të vërtetë të një Marrëveshje e cila është arritë me gjak, jo vetëm të ushtarëve e të luftëtarëve, por me gjak të gjeneratave, sepse edha ata s’duhet harruar, që janë vrarë, duke filluar që nga Nexhat Agolli e të përfundojmë tek gjeneratat më të reja, dhe tek të burgosurit politik që kanë stërpik të gjitha kazamatet e Jugosllavëisë, për të qenë e për të jetuar me dinjitet.
Prandaj, ne jemi dalzotës të dinjitetit tonë kombëtar dhe të shtet-formimit të mirëfilltë, të republikës tonë, që ne nuk shohim të ardhme tjetër, diku, sepse nuk jemi të dyndyr e të ardhur nga ndonjë vend i largët, por, lind, gjysh pas gjyshi, bashkë me diellin në këto hapësira.
Fatet e këtij vendi, ti ndajmë bashkë, me komunitetin maqedonas, dhe bashkë do jemi më të fortë.

Falemnderit shumë!

Ali Ahmeti,
Shkup, 13 Gusht 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vendosur të mbrohet në heshtje mbrëmë. Nuk ka pranuar…