Pa shqiptarët Maqedonia nuk do t’i kishte këto të arritura
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka bërë me dije se falë mbështetjes së shqiptarëve Maqedonia ka arritur në prag të anëtarësimit në NATO.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë nuk do të mund të ratifikoheshin ndryshimet e nevojshme kushtetuese të parapara me marrëveshjen e Prespës e cila ia hapi perspektivën euroatlantike Maqedonisë.
Kryeparlamentari i Maqedonisë ka vlerësuar se ka vepruar në bazë të kompetencave kushtetuese kur ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë ka mohuar mundësinë që tani ky shtet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas Xhaferit, Maqedonia nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje në kohën e nisjes së negociatave për integrimet euroatlantike.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)